Çun Lajçi atyre që porositën libra: A po vini me i marrë këto t’shkreta se unë gati shkova në atë dynja

Aktori ka një mesazh për gjithë ata që porositën libra të tij, por nuk shkuan për t’i marrë.
Aktori Çun Lajçi përmes postimeve në rrjete sociale prek tema nga më të ndryshmet dhe njofton ndjekësit për të rejat rreth tij, shkruan lajmi.net.

Së fund, aktori publikoi një fotografi, me të cilën tregoi një numër librash që disa qytetarë i kishin porositur për t’i blerë, por nuk kanë shkuar për t’i marrë ende.
Ai thotë se që nga tetori i vitit të kaluar librat janë gati, madje edhe me nënshkrime e dedikime ashtu siç i kishin kërkuar.
Përmes një postimi, ai iu dërgon mesazh personave në fjalë që të vijnë e t’i marrin librat siç kishin premtuar.

“O t’bekuem
A po vini me i marrë këto t’shkreta, se prej tetorit 2020 po iu presin, e unë gati shkova n’at dynja!
Leht me thanë po vimë ket javë. Jo tjetrën! Firmosi me nga nji dedikim!
Mos i shitë se i marrim, por ju kurrë s’u lajmëtuet se!”, shkruan Lajçi.