Çulev: Termini për pasaporta është stopuar

Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, kuadër i VMRO-DPMNE-së përsëri ka lëshuar akuza në drejtim të ish ministrit të Punëve të Brendshme, tanimë kryeministër teknik Oliver Spasovski.

Çulev më tej njoftoi se ministria që ai drejton e ka evituar problemin me letërnjoftimet por njoftoi se problem i pa zgjidhur mbetet ai me pasaportat për të cilat, përsëri fajin e hodhi tek ish ministri i brendshëm, Oliver Spasovski, i cili sipas tij nuk ka bërë me kohë porosinë për furnizime me pasaporta të reja.

“Termini për pasaporta është stopuar, për momentin me pasaporta do të mund të pajisjen vetëm aplikantët me procedurë të shpejtë. MPB-ja disponon me vetëm edhe 3600 deri 3700 pasaporta, një pjesë e tyre rreth 650 u takojnë personave që kanë aplikuar me procedurë të shpejtë, ndërsa pasaportat e tjera do të rruhen për raste urgjente shëndetësore”, tha Çulev.