Ministri për Punë të Brendshme i republikës së Maqedonisë së Veriut Naqe Çulev gjatë mbledhjes së sotme të Shtabit të Krizës, ka propozuar shkurtimin e orës policore. Sipas tij urgjentisht ora policore duhet të filloj në ora 19:00 dhe të zgjas deri në ora 05;00 të mëngjesit.
“Duke pas parasysh të dhënat statistikore të cilat kanë të bëjnë me uljen e të prekurve nga koronavirusi dhe faktin se pas nesh kishim një kufizim të lëvizjes që zgjati 85 orë të plota, që përskaj rolit preventiv shëndetësor kishte dhe ndikim negativ të gjendjes psikofizike të qytetarëve, njoftoj opinionin se në mbledhjen e sotme të Shtabit të Krizës kam propozuar që urgjentisht dhe në mënyrë të pashmangshme të zvogëlohet kohëzgjatja e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve”, ka shkruar ministgri për punë të Brendshme Naqe Çulev.
Kërkesa e ministrit të brendshme Çulev përfshinë të gjithë qytetarët, si të rinjtë ashtu edhe personat mbi 67 vjeç.
“Në këtë drejtim sot kam propozuar që kufizimi i lëvizjes gjatë ditëve të punës në vend të 16:00 të filloj në ora 19:00, si dhe të mendohet për lehtësime të masave që do të zbatohen edhe gjatë uikendit. Në mënyrë plotësuese do të kërkoj edhe shqyrtimin e vendimit të ndërlidhur me kufizimin e lëvizjes nëpër male, parqe dhe pyje, por gjithnjë duke mbajtur llogari për masat dhe rekomandimet të cilat kanë të bëjnë me grupimin e njerëzve në sipërfaqe publike”, shkruan Çulev, i cili njëherit shpreson që Qeveria t’i merr parasysh kërkesat e tij dhe t’i miratojë në seancën e parë qeveritare.