Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev bëri të ditur se një pronar i një shitore në Shtip ka premtuar se do t’i shlyej borxhet për disa persona nëse ata votojnë për LSDM.
“Pas marrjes së infromacioneve se personi D.A nga Shtipi ka disa dokumente dhe letërnjoftime nga persona të bashkësisë rome të që janë mbajtur si pe*ng në shitoren e tij për shkak të borxhit, dhe ka premtuar se borxhi do të shlyet nëse në ditën e zgjedhjeve do të votojnë për LSDM-në është marrë vendim për kontroll të shtëpisë së tij dhe hapësirave tjera me qëllim të sigurimit të dëshmive dhe dokumentin të rastit” shkruan Çulev.
Ministri bëri të ditur se janë gjetur katër fletore të formatit A4 ku ka pasur emra, 69 letërnjoftime 18 leje për vozitje 18 dokumente të vjetra gjashtë letërnjoftime të vjetra, dhe një leje për vendbanim.TELEGRAFI