Çulev: Në situata kur janë të domosdoshme letërnjoftimet dhe patentë shoferët do të dorëzohen në adresën e banimit

Ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev sot paralajmëroi se të hënën do të ndërrohet rregullorja me çka në situata kur është e domosdoshme letërnjoftimet dhe patentë shoferët do të kenë mundësi të dorëzohen në adresën e banimit të qytetarëve.

Mundësia e tillë nuk do të vlejë për pasaportat sepse për to gjatë marrjes së dokumentit nevojitet të vendosen shenjat e gishtit.

“Të hënën do ta ndërrojmë rregulloren me ç’rast në ato situata kur është e domosdoshme do të jepet mundësi që dokumentet personale, përkatësisht letërnjoftimet dhe patentë shoferët, të mund të dorëzohen nga ana e nëpunësve policor në adresat e banimit. Për dokumentet rrugore nuk ekziston mundësi teknike sepse duhet të merren shenjat e gishtit”, tha Çulev, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën për shtyp.

Shtoi se janë dhënë udhëzime konkrete te Reparti për punë drejtuese se si të sillen në situatën me koronavirusin përkatësisht të respektohet distanca përkatëse kur qytetarët dorëzojnë kërkesë për dokumente. Janë dhënë edhe udhëzimet konkrete për dezinfektim të pajisjeve ku qytetarëve u merren shenjat e gishtit.

Çulev informon edhe se në nivel të Qeverisë bisedohet edhe për mundësinë në periudhën e ardhshme t’u lejohet pronarëve të manarëve shtëpiak të cilët jetojnë në objekte banesore kolektive t’i lënë manarët në vend të caktuar të objektit.