Çulev: Mund të kufizojmë qarkullimin e njerëzve

Ministri teknik i Punëve të Brendshme Naqe Çulev në konferencën e sotme për shtyp i pyetur nëse ka mundësi që edhe Shkupi të vendoset në grupin e vendeve me gjendje krize si Qendër Zhupa dhe Dibra si pasojë e pandemisë, tha se ende nuk ka një vendim të tillë dhe se këtë vendim do të duhet ta merr qeveria. Çulev mes tjerash theksoi se në periudhën në vazhdim ka mundësi të merren masa më rigoroze për qarkullimin e njerëzve.

“Mendoj se numri i të infektuarve po rritet pasi tashmë një numër i madh i qytetarëve po testohen nëpër klinika private. Kjo për ne është më mirë për shkak se ne si MPB e kemi më të lehtë për mapim, respektivisht lokacion të kontakteve të të sëmurëve. Kjo është vendim i qeverisë. Ne si ministri kemi zmadhuar numrin e policëve për kontroll të njerëzve që janë në izolim. Është e mundur që të merren masa më rigoroze në qarkullimin e njerëzve”-tha mes tjerash Qulev.