Çulev: Kallëzim penal për një person nga Shkupi i cili në ‘Facebook’ ka përdorur gjuhë të urrejtjes ndaj romëve

Ministri Naqe Çulev njofton se në Ministrinë e Punëve të Brendshme dje ka përmes e-mailit ka arritur një denoncim për një person, i cili përmes profilit të tij në ‘Facebook’ ka pasur postime që përmbajnë tekste ku përdoret gjuha e urejtjes ndaj romëve.

Ashti siç shkroi ministri, policia menjëherë ka vepruar dhe është vërtetuar se bëhet fjalë për I.Gj (30) nga Shkupi i cili disa herë ka përdorur gjuhë të urrejtjes ndaj romëve dhe myslimanëve në postime, me çka ka kryer vepër penale.

Më pas është ngritur edhe kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike të Shkupit.