Ministri për Punë të Brendshme, Nake Çulev, në konferencën e sotme për shtyp tha se ngjarja me liturgjinë në Strugë pothuajse procedurë e kompletuar dhe se janë identifikuar personat që kanë marrë pjesë dhe ndaj tyre janë ndërmarrë masa adekuate.
– Sektori për Punë të Brendshme Ohër në bashkëpunim me Prokurorinë Publike Themelore po punon në identifikimin e personave dhe tashmë janë identifikuar personat, janë thirrur dhe janë dorëzuar kallëzime penale ose parashtresa deri në PPTH. Është procedurë që po vazhdon dhe mendoj se është e kompletuar,- tha Nake Çulev, ministër i Punëve të Brendshme./TV21