Çulev flet për masat që ka ndërmarr MPB-ja

Ministri i brendshëm Naqe Çulev në pres konferencën e sotme njoftoi për aktivitetet e MPB-së në drejtim të parandalimit të përhapjes së virusit korona.

Çulev me këtë rast njoftoi edhe për hapjen e linjës telefonike pa pagesë, ku qytetarët do të mund të denoncojnë gjithë ata që nuk zbatojnë rekomandimet e qeverisë.

Zyrtarët policorë do të kontrollojnë se sa zbatohen rekomandimet e qeverisë për mbylljen e lokaleve, kazinove dhe të tjera.