I ftuar në emisionin “Real People” në Euronews Albania këtë të shtunë ishte një usta i quajtur Meti, i cili merret me patinime dhe lyerje. Ajo që e bën të veçantë Metin është mosha e tij. Edhe pse 72-vjeç, ai nuk rresht së punuari dhe shprehet se këtë do ta bëjë sa kohë të ketë fuqi.
Meti thotë në intervistën më gazetarin Flor Gjini, se së shpejti do të shkojë në Gjermani ta ushtrojë dhe aty profesionin e tij.
“Bojaxhi për mua është kot, është ofenduese. Ndërsa usta është në rregull, Një patinim i mirë nuk duhet të jap dritëhije dhe të ketë valëzim. Drita anësore është skaner. Kam 32 vite që merrem me këtë zanat.
Patinim aty e qaj unë profesionin. Kam punuar në Itali në Firence, në objekte të vjetra restaurime. Aty kam punuar dhe murator dhe suvaxhi. Vepra më e vështirë janë restaurimet në gurë. Të nxjerrësh gurin e pastër. Pas Italisë kam qenë në Greqi dhe Francë. Tani pres mos iki për Gjermani për të punuar aty. Janë çuna të rinj që duan të më marrim. Jam 72-vjeç dhe do vazhdoj të punoj”, tha Meti.