Çudia e vitit nga Bali Muharremaj: E bën rrethrrotullimin mbi …


Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, e ka bërë çudinë e këtij viti, derisa ka improvizuar një rrethrrotullim mbi zebrat ku kalojnë nxënësit e shkollës fillore ‘Destan Bajraktari’.

Partia Demokratike e Kosvoës (PDK) në Suharekë ka reaguar ndaj këtij rrethrrotullimi që improvizuar shumë afër kësaj shkolle.

Sipas tyre kjo është edhe një dështim i qeverisë së Bali Muharremaj në komunën e Suharekës, pasi që ka improvizuar rrethrrotullim pa pasur kushte dhe duke mos ditur se çfarë funksioni kryen ky rrethrrotullim.
“Çështja e rrethrrotullimit për ballë shkollës fillore “ Destan Bajraktari “, hap dilema se organet përgjegjëse për përmirësimin e kushteve të qarkullimit rrugorë po bëhen edhe më të vështira, duke mos i kryer punët sipas standardeve dhe sipas rregullave. Çfarë funksioni kryen dhe kujt i shërben ky rrethrrotullim, ku fare nuk përfillet nga automjetet?”, thuhet në reagimin e PDK’së në Suharekë.

Tutje ata kanë bërë të ditur se afër këtij rrethrrotullimi nuk ka as shenja sinjalizuese.

Kujtojmë që në Suharekë që disa javë ka filluar faza e parë e rregullimit të sheshit të qyteti. Këto punime janë kundërshtuar nga opozita atje duke thënë se po bëhen në kohën më të papërshtatshme të vitit. Kjo pasi që tash temperaturat janë të ulëta si dhe në këtë kohë një numër i madh i diasporës vijnë në këtë komunë.

Për sheshin e Suharekës, Metro pati raportuar edhe për tenderin që Muharremaj i ka dhënë bashkpartiakut të tij Blerim Kuçit. Ky tender e kap shifrën prej 1.7 milionë euro.