Çudia e radhës në Afganistan, manekinët e dyqaneve duhet ta kenë fytyrën e mbuluar ose biznesi mbyllet

Gratë duhen mbajtur larg syrit të publikut dhe manekinet në dyqanet e veshjeve nuk duhet ta kenë të ekspozuar fytyrën. Kjo është masa e fundit e regjimit taleban kundër grave në kryeqytetin afgan, Kabul. Dhe, rezultati, me koka të mbështjella me qese pëlhurash ose me qese plastike të zeza, është padyshim shqetësues.

Kokat e manekineve të mbuluara me kapuç në Afganistan

Kjo në fakt është më mirë se kërkesa primare e Ministrisë së Virtytit në vend, e cila kërkoi prerjen e kokës së të gjithë manekinëve. Një urdhër nga regjimi që gjoja bazohej në interpretimin e rreptë të ligjit islam, i cili ndalon statujat dhe imazhet e formës njerëzore pasi ato mund të adhuroheshin si idhuj. Por kjo përputhet mirë me idenë e regjimit islamik për mohimin e të gjitha të drejtave të grave.

Një urdhër, megjithatë, të cilin jo të gjithë shitësit donin ta zbatonin, duke i detyruar talebanët të ndryshonin porosinë e tyre dhe t’u lejonin pronarëve të dyqaneve të mbulonin kokat e manekineve, në vend që t’u prisnin kokat.