Cristiano Ronaldo zhytet 14 metra: Ju lutem, mos provoni ta bëni

Cristiano Ronaldo po shijon pushimet pas mbylljes së sezonit.

Ai së fundmi është shndërruar në një zhytës profesionist dhe këtë e bën të ditur me një postim në Instagram.

Ylli portugez i Juventus ka publikuar videon e një zhytjeje ku shkruan:

“Mëngjesin e sotëm jam zgjuar dhe kam pyetur veten: çfarë ndodh në fund të detit? Më quani Poseidon”.

CR7 ka zbuluar edhe thellësinë e arritur, 14 metra.

Por, më pas, ka këshilluar ndjekësit e tij:

“Ju lutem, mos provoni ta bëni”.

Më poshtë video-ja: