Cristiano Ronaldo nis avionin plot me ndihma në Turqi e Siri

Lionel Messi dhuroi 3.5 mln. €, ndërsa Cristiano Ronaldo mbush një avion plot e përplot dhe e nis për në zonat e prekura nga tërmeti në dy vende, Turqi dhe Siri.

Ushqime, veshmbathje, qumësht për fëmijët, ilaçe dhe shumë gjëra të tjera të nevojshme për t’i bërë ballë situatës pasi mijëra njerëz po e kalojnë dimrin në çadra.

Ronaldo është prekur nga tragjedia ku humbën jetën më shumë se 50 mijë njerëz. Me këtë gjest, CR7 synon të sensibilizojë gjithë kolegët dhe komunitetin për të ndihmuar zonat e prekura ngav tërmeti 7.8 ballësh.