CRC-Ohër do të trajnoj administratorët komunal si të fitojnë fonde nga BE-ja


Qendra për Hulumtime Bashkëkohore Ohër (Contemporary Research Center Ohrid) më 19. 05. 2020 fillon fazën e parë të zbatimit të projektit “Rritja e kapacitetit administrativ të administratorëve komunal për përgatitjen dhe menaxhimin me projekte, të financuara nga BE”. Nga kjo qendër ju kanë bërë ftesë të gjitha komunave që të aplikojnë me kandidatët e tyre, duke u ofruar trajnime pa pagesë.

Në kuadër të projektit janë paraparë dy cikle me nga tre trajnime me çrast administratorët komunal do të trajnohen për programet funksionale të BE-së, ku komunat e Maqedonisë së Veriut mund të aplikojnë për financim të projekteve të ndryshme. Informacione më të gjerësishme komunat mund të marrin në www.crc-journal.com .