Ka ndërruar jetë nga COVID-19 një prej serbëve famëkeq të Bosnjës ish-i dënuari i Hagës, Momçilo Krajisnik. Ai është shuar në Banja Luka në moshën 75 vjeç. Krajisnik ishte presidenti i parë i Asamblesë Kombëtare të Bosnjës entiteti i Republika Srpska dhe anëtari i parë i Presidencës boshnjake nga radhët e serbëve. Krajisnik u dënua nga Tribunali i Hagës në 17 mars 2009 me 20 vjet bu*rg për kr*ime të kryera gjatë lu*ftës në Bosnje dhe pasi vuajti dy të tretat e dënimit të tij, u la i lirë në 2013.
Ai njihej si një anti-musliman i tërbuar dhe koha mban të fiksuar disa nga fjalët e tij urrejtëse në Bosnjën e lu*ftës ku haptazi kërkonte spastrim etnike. Në seancën e 24-të të lu*ftës të mbajtur më 8 janar 1993 në Bijeljina Asambleja e Republika Srpska miratoi një deklaratë me shtatë pika ku mbahej një qëndrim mbi “muslimanët” i formuluar pikërisht nga kr*imineli i lu*ftës Momçilo Krajisnik.
“Asambleja ka marrë qëndrimin se muslimanët janë një krijim komunist dhe se ata përfaqësojnë një grup fetar të orientimit turk. Ata janë të pafe një popull që nuk është një popull domethënë një popull që dëshiron të jetë një popull dhe nuk ka argumente për kombin”.
Ndërsa në seancën e 56-të të Asamblesë më 17 shtator 1995 Momçilo Krajisnik tha:
“Detyra e kësaj Republike dhe qëllimi i parë strategjik është që ne të ndahemi nga muslimanët dhe kroatët…e nuk duam të qëndrojmë me myslimanë dhe kroatë. Ekziston vetëm një problem: ku do t’i dëbojmë njerëzit tani për të thënë: ne do t’i dëbojmë ata këtu dhe atje në këtë dhe atë mënyrë”.