COVID-19: Spitaleve u bëhet thirrje për mobilizim për “valë të madhe”


Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, u ka bërë thirrje për mobilizim spitaleve rajonale për përballje me valë të re eventuale të COVID-19.

“Ky është një aktivitet i zakonshëm me rastin e infektimeve me COVID-19. Dje kam pasur takim me komunitetin. Prandaj e pash të arsyeshme t’ju ftoj edhe juve si drejtorë të spitaleve me kërku një mobilizim për ndonjë valë të madhe”, ka thënë Krasniqi në hyrje të takimit me drejtorët e spitaleve, një ditë pasi takoi drejtorët e klinikave.

Rimobilizimi si thirrje po bëhet pasi java që shkoi shënoi rritje të ndjeshme të rasteve të reja me COVID-19, të hospitalizimeve por edhe të rasteve fatale./EkonomiaOnline