Spanja do të vendosë një karantinë dhjetëditore për udhëtarët nga Argjentina, Kolumbia, Bolivia dhe Namibia, duke filluar nga 27 korriku, si një masë e re për të luftuar infeksionet COVID-19, njoftoi qeveria.
“Karantina mund të reduktohet në shtatë ditë, nëse paraqitet një test negativ në ditën e shtatë”, shpjegoi në një shënim Ministria e Shëndetësisë.
Dekreti do të hyjë në fuqi për një periudhë fillestare prej 14 ditësh, me mundësi për t’u zgjatur.
Për të frenuar përhapjen e varianteve të reja të COVID-19, Spanja vazhdon të mbajë në fuqi karantinën 10-ditore për udhëtarët nga India, si edhe ka kufizuar fluturimet nga Brazili dhe Afrika e Jugut për qytetarët e saj.