Në javën e fundit, nga 22 deri më 28 korrik, Instituti për Shëndet Publik (ISHP) ka regjistruar 78 raste të reja të COVID-19 nga gjithsej 263 teste të kryera. Sipas informacionit për Meta.mk, gjatë sekvencimit të mostrave pozitive për SARS-CoV-2, kryer në departamentin e virologjisë të ISHP-së, janë zbuluar variancat e Omikron JN.1 (në 23 mostra) dhe XBB (në 9 mostra).
“Gjatë javës raportuese nga 22 deri më 28 korrik 2024, në shtet janë kryer 263 teste për COVID-19, nga të cilat 78 kanë rezultuar pozitive. Është regjistruar gjithashtu një rast i vdekjes. Përqindja e rasteve pozitive nga numri total i testeve është 29.7%. Numri total i testeve të kryera në RMV që nga fillimi i pandemisë deri më 28.07.2024 është 2.260.797, nga të cilat 350.808 teste kanë rezultuar pozitive,” thonë në ISHP për Meta.mk.
Simptomat që shfaqen me variancën JN.1 janë kongjestion nazal ose sekrecion i hundës, fyt i irrituar, lodhje, dhimbje koke, kollë, dhimbje muskujsh ose trupi, ethe, si dhe nauze ose të vjella.
Ndërsa simptomat që shfaqen me variancën XBB të Omikron duket se janë të ngjashme me ato të variancave të mëparshme të Omikron – ato mund të varirojnë nga simptomat tipike të ftohjes, si kollë dhe sekrecion i hundës, deri në vështirësi në frymëmarrje dhe nivele të ulëta të oksigjenit që kërkojnë ndihmë mjekësore.
A duhet të na shqetësojnë këto numra dhe a duhet të merren masa? Epidemiologu Dr. Aleksandar Stojanov thotë se nëse njerëzit do të testoheshin në mënyrë më masive, numri i rasteve të COVID-19 do të ishte shumë më i madh se tani.
“Harrojeni që do ta zhdukni COVID-in. E kemi gjatë gjithë verës. Ka shumë varianca, dhe simptomat janë të ngjashme. Ata që kanë komorbiditete janë të rrezikshëm, ata që nuk kanë imunitet janë edhe më të rrezikshëm. Nëse flasim për masa, në këto temperatura është e vështirë t’i aplikosh ato. Është verë, është e vështirë të reduktohen kontaktet, ka të rinj në disko, në kafene. Mbyllja e botes është ngopur. Kjo është realiteti dhe me të do të jetojmë. Në të njëjtën kohë, keni qindra njerëz që nuk e dinë që kanë COVID. Ata sëmuren, e transmetojnë tek të tjerët, e kalojnë,” thotë Stojanov.
Nga fillimi i pandemisë së COVID-19, deri më 28 korrik, në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 350.808 raste të sëmurë dhe 9.992 raste të vdekjes si rezultat i sëmundjes.