Covid-19 prek burgun e Drenovës, rezultojnë pozitivë 8 të dënuar

Tetë të dënuar në burgun e sigurisë së lartë të Drenovës kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, nga 20 raste të konfirmuara ditën e djeshme me koronavirus në qarkun e Korçës.

Të burgosurit janë transportuar mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 në spitalin e burgut të Tiranës, për të marrë kujdesin e duhur shëndetësor.

Ndërkohë epidemiologët vazhdojnë hetimin epidemiologjik në sektorin e katit të dytë të burgut të Drenovës, ku qëndronin tetë të dënuarit.

Në mbarë vendin dje u konfirmuan 4 të vdekur dhe 153 raste të reja me Covid-19.