Covid-19, OBSH kategorizon qytetet më të rrezikuara në Maqedoni

Futuristic coronavirus cells abstract background with glowing low polygonal virus cells and text on dark blue background. Immunology, virology, epidemiology concept. Vector illustration.

Organizata Botërore e Shëndetit ka kategorizuar qytetet më të rrezikuara në Maqedoninë e Veriut si pasojë e virusit Korona. Të ndarë në faza sipas shkallës së rrezikut, Shkupi si kryeqytet gjendet në fazën e katër që nënkupton përhapje e gjerë (e pa lokalizuar).

Në fazë të njëjtë ndodhet edhe Tetova, por sipas konstatimeve përhapja është e lokalizuar.

Lidhur me gjendjen në Shtip, qytet ky në të cilin ditëve të fundit numri i të infektuarve është shumë i lartë dhe sipas ekspertëve epidemiologjik është shndërruar në vatër të virusit, shpërndarja është në fazën (e tretë) kritike por është e kontrolluar dhe lokalizuar.

Qytetet tjera në Maqedoninë e Veriut ndodhen në fazën e dytë, që nënkupton rastet e të infektuarve janë sporadike. Konstatimet e OBSH-së bëhen mbi bazën e bilanceve javore.