COVID-19 në Ballkan, Maqedonia e para me vde*kje

Të dhënat flasin se Maqedonia e Veriut gjendet në mesin e 10 vendeve të Evropës sipas numrit të vi*ktimave në 1 milion banorë. Konform numrave të fundit kanë ndërruar jetë 240 pac*ientë në 1 milion banorë që Maqedoninë e rendit në vendin e 9-të në Evropë dhe e bën lider në rajon.Ballkani Perëndimor mund të konsiderohet si vatra e re e nxehtë e koronaviru*sit në Europë. Vetëm në 24 orët e fundit në të 6 shtetet e rajonit, Shqipëri Kosovë Maqedoni e Veriut Mal të Zi Serbi e Bosnje janë regjistruar 1334 raste të reja in*fektimesh dhe 41 vik*tima.

Prej disa ditësh, infekt*imet ditore janë mbi 1 300 në gjithë rajonin tonë që ka një popullsi prej afro 18 milionë banorësh. Ritmet ditore të inf*ektimit janë më të lartat se në çdo vend tjetër të Europës që ka një popullsi të njëjtë apo më të madhe. Spanja që ka mbi dyfishin e popullsisë dhe ka qenë vatra e dytë më e madhe e kontinentit ka raportuar mbi 2 mijë raste të reja infe*ktimesh gjatë 24 orëve të fundit, më e larta në Europë për një shtet të vetëm, por që gjithsesi është më e ulët se vendet e Ballkanit Perëndimor, në përpjesëtim me numrin e popullsisë. Sipas shifrave më të fundit, në vendet e Ballkanit Perëndimor infe*ktohen çdo ditë 0.007% e popullsisë ndërsa në Spanjë e njëjta përqindje është 0.004. Aktualisht Bosnja është vendi me numrin më të lartë të infe*ktimeve ditore në rajon, siç duket edhe në këtë tabelë. Ndërsa vendet me më pak in*fektime ditore në rajon janë Shqipëria dhe Mali i Zi.