Myftinia e Shkodrës nuk do të presë këtë vit vizita urimi për festën e Kurban Bajramit për shkak të Covid-19.
Anulimi i vizitave është konfirmuar nga vetë institucioni fetar përmes një njoftimi për media ku thuhet se edhe ceremonite e faljes në xhami do të zhvillohen të përmbledhura sipas protokolleve të sigurisë.
Njoftimi per median
1.Te enjten, me 30.07.2020, ora:10.00, ne xhamine e Parruces, Myftiu i Shkodres jep mesazhin e tij per festen e Kurban Bajramit.
2. Per shkak te situates se pandemise:
-Ceremonite e bajramit do te zhvillohen te permbledhura ne çdo xhami, sipas protokolleve te percaktuara.
Ceremonite kryesore zhvillohen si zakonisht ne dy xhamite “Ebu Beker”, dhe Parruce, nga ora:06.15-06.40.
-Ndersa pritje te vizitave per Bajram nuk do te zhvillohen!…