Covid-19, mijëra të shëruar në të gjithë botën

Numri i personave të kuruar nga Covid-19 në të gjithë botën ka tejkaluar shifrën 722 mijë. “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me rastet dhe vdekjet e shënuara nga Covid-19, thuhet se 722.387 persona në botë janë shëruar nga koronavirusi.

Gjermania me 103.300, Spanja me 85.915, SHBA-ja me 84.050, Kina me 77.207, Irani me 63.113, Italia me 54.543 dhe Franca me 40.657 janë vendet me numrin më të madh të rasteve të shëruara në botë. Në të gjithë botën, numri i rasteve me COVID-19 ka shkuar në 2.639.721 ndërsa 184.280 e kanë humbur jetën pas infektimit me sëmundjen. Ndërkohë, aktualisht ka mbi 1.7 milionë raste aktive që presin të shërohen.