Covid-19, kapacitetet spitalore në Maqedoni janë gjysmë të mbushura

Kapacitetet spitalore për trajtim të pacientëve me koronavirus janë gjysmë të mbushura. Këtë e konfirmoi për Alsat ministri i shëndetësisë Venko Filipçe. Sipas tij, në të gjithë vendin aktualisht shtretër të lirë ka nga 20-50% të reparteve infektive. Filipçe theksoi se nuk ka rrezik për mungesë të hapësirave spitalore. “Diçka më i mbushur është kapaciteti i spitalit të Shtipit, megjithatë në koordinim të vazhdueshëm pacientët transferohen në Shkup, sipas nevojës edhe në Spitalin e Koçanit. Kështu që në përgjithësi deri në këto momente nuk ka rrezik, në kuptimin e mbingarkimit apo të mbushjes së spitaleve”-tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

“Vetëm në Klinikën infektive brenda dy ditësh janë pranuar 27 pacientë. Drejtoresha e Klinikës tha se të lirë janë edhe 24 shtretër në hapësirat e vjetra spitalore. Klinika ka kapacitet prej 110 shtretër, pa spitalin modular që ka edhe 70 shtretër të tjerë. Për momentin janë të hospitalizuar 86 pacientë, shumica prej të cilëve kanë nevojë serioze për oksigjeno terapi. Dhe kuptohet një grup pacientësh, të cilët kanë mbaruar shërimin dhe janë mirë me shëndet”-theksoi Milena Stevanoviq, Drejtoreshë e Klinikës Infektive.

“Ndërkaq, në spitalin modular edhe pse është i pajisur me të gjitha pajisjet e brendshme mjekësore, akoma nuk ka nevojë për të shtruar ndonjë të sëmurë me CoVid-19 këtu në barakat e oborrit të Klinikës Infektive”
Në Spitalin “8 Shtatori” në Shkup të shtruar 76 pacientë, prej tyre 6 me frymëmarrje artificiale. Ndërsa në Spitalin për fëmijën në Kozle, aktualisht po trajtohen 25 pacientë pozitiv me koronavirus./Alsat