COVID-19: Ja sa vi*ktima janë në Tetovë në 24 orët e fundit

Një person ka nderuar jetë në 24 orët e fundit, ndërsa janë pranuar tre pacientë të ri me klinik të rënduar nga virusi korona në spitalin e Tetovës. Kontrollet ambulatore janë ende të larta, informojnë nga kovid qendra. Vetëm dje, në mënyrë ambulatore janë trajtuar 81 pacientë. Në spitalin e Tetovës, për momentin ka të shtrirë 40 në dy katet e repartit internistik.

Sa i përket 12 pacientëve të shpëtuar nga spitali modular që u përfshi nga flakët, gjendja e tyre është stabile dhe e qetë. Ditë më parë, nga këto pacientë janë shëruar dhe lëshuar 7, ndërsa mbeten edhe pesë pacientë të tjerë, gjendja shëndetësore e të cilëve paraqitet stabile.

Në pyetjen me shkrim nëse ka apo jo staf të mjaftueshëm në repartet për kovid pas fatkeqësisë në modular, nga spitali i Tetovës me shkrim janë përgjigjur se staf mjekësor ka të mjaftueshëm. Nuk janë komentuar edhe sot zërat se familjarët të të sëmurëve me kovid, kujdesen për pacientët në mungesë të stafit mjekësor.