Covid-19 ia mori jetën një 18-vjeçares, ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë

Vi*ktima 18 vjeç që u regjistrua në raportin e 24-orëve të Ministrisë së Shëndetësisë, është një shtatzënë.
Ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë, por në spital është paraqitur me simptome të zhvilluara të sëmundjes. Ka pasur edhe sëmundje gjenetike të zemrës „ellis van creveld’’.
Në fillim ishte pranuar në Spitalin e Gejvgjelisë, por meqë gjendja ka shkuar duke u përkeqësuar, pas 24 orëve është transferuar në Klinikën në Shkup.

“Të gjithë nga familja e saj ishin pozitivë në Kovid-19, por ajo te ne u pranua me pasqyrë klinike të rëndë. Meqë kishte komplikime, gjegjësisht sëmundje të rëndë të zemrës dhe sindrom të rrallë gjenetik, për shkak të përkeqësimit të gjendjes e dërguam në klinikat në Shkup, ku pas disa ditësh mjekim ka vd*ekur”, tha drejtori i Spitalit të Gjevgjelisë, Dimitar Kërxhev.