Covid-19 i merr jetën radiologes Poliksena Stojanovska

Radiologia Poliksena Stojanovska-Gjorgievska nga Qendra Shëndetësore në Resnjë ka ndërruar jetë si pasojë e komplikimeve nga Covid – 19.

Punonjësit e Qendrës Shëndetësore i dhanë lamtumirë koleges së tyre, me një mesazh emocional.

Është e vështirë t’i thuash lamtumirë dikujt që është i lidhur me ekzistencën dhe funksionimin tënd. Por është e lehtë kur duhet të tregohet se çfarë kuptimi ka ai person për ne. Poliksena Stojanovska – Gjorgievska – Poli ynë – specialiste në radiodiagnostikë, ka qenë pjesë e ekipit tonë gati se gjithë karrierën e saj, ajo ka shërbyer me tërë njohuritë dhe cilësitë saj në këtë institucion, duke iu dhënë të gjithë njerëzimin dhe ngrohtësinë pacientëve në Prespë, thonë kolegët.