COVID-19, Filipçe: Duhet të mbrohemi nga disa vende në rajon

Ministri  i Shëndetësisë Venko Filipçe komentoi rekomandimin e Komisionit për Sëmundje In*fektive që shtetasit e Kosovës, Serbisë Malit të Zi dhe Bosnjës të mund të hyjnë në Maqedoninë e Veriut vetëm përmes PCR-testit negativ jo më të vjetër se 72 orë.  Filipçe në paraqitjen e tij të sotme në ambientet e KSHZ-së tha se autoritetet shëndetësore në vendin tonë  kanë punuar intensivisht dhe se sipas analizave nga terreni por edhe nga autoritetet zyrtare në Serbi, Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnje po përkeqësohet gjendja me pan*deminë Covid-19.

“Informacionet që kanë arritur në fund të javës së kaluar dhe gjatë fundjavës janë që numri është me të vërtetë i madh por edhe për qindja nga numri i përgjithshëm i testimeve është gjithashtu shumë më i madh nga mesatarja jonë prej 10 deri në 15%. Ne duhet të mbrohemi, kjo është masë e duhur, duhet të mbrojmë qytetarët tanë” pohoi mes tjerash ministri Filipçe.

Ministi Filipçe theksoi se Maqedonia e Veriut ka pasqyrë më të mirë epidemiologjike se vendet e rajonit dhe se si pas*ojë duhet të mbrohet nga, siç tha ai rastet e importuara. “Mendoj se kemi pasqyrë më stabile të gjendjes epidemiologjike. Analizat e fundit kanë treguar se faktori R0 i transmetimit të viru*sit ka rënë nën 0.9 si dhe kurba po bie vazhdimisht. Duhet të mbrohemi nga, do të them rastet importuese pacientë bartës të vi*rusit” pohoi Filipçe.