Conor McGregor, luftëtari më mediatik dhe karizmatik në historinë e UFC (Ultimate Fighting Championshi), ka publikuar dëshirën e tij për të blerë Chelsea, pasi manjati rus Roman Abramovich e ka nxjerrë në shitje klubin londinez të futbollit.
Çmimi për të cilin Abramovich synon ta shesë Chelsea është diku rreth 3.623 milionë euro. Manjati rus mund të jetë në nxitim për ta shitur klubin, sepse do të parandalojë sanksionet e mundshme të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar ndaj investimeve ruse, pas pushtimit rus të Ukrainës të urdhëruar nga Vladimir Putin.