Conor McGregor ka truproja shqiptarë dhe vijnë nga ky vend, Marku: Së shpejti do të stërvitem me të

Florian Marku ka thënë se do të stërvitet për disa kohë me Conor McGregorin, pasi që kjo i është mundësuar nga disa shqiptarë.

Boksieri shqiptar, Florian Marku, ka thënë se për disa kohë do të stërvitet me luftëtarin e njohur irlandez, pasi kjo i është mundësuar nga disa shqiptarë që e ruajnë atë.

“Çunat që ruajnë atë janë shqiptarë nga Tropoja dhe më kanë mundësuar që kur të kalojë kjo situatë, të stërvitem për disa kohë me të për të ndihmuar njëri-tjetrin” – ka thënë ai për ‘Fan Zone’.

Tutje, Florian Marku ka thënë se pret që gjatë muajit korrik të kthehet në ring, por asgjë nuk është ende e sigurt shkaku i situatës së krijuar nga koronavirusi.

Kurse, në pyetjen se cili është më i mirë sipas tij, Khabib Nurmagomedov apo Conor McGregor, Marku tha: “Të them të drejtën Khabib më lodh, pasi ka armë të fortë vetëm mundjen dhe e lodh shumë kundërshtarin në atë pikë e pastaj e dominon edhe lart, por është më i mirë”.