“Çohu nga karrigia nëse ke akuza ndaj produksionit”/ Bora ultimatum Ledianës, çfarë vendosi ajo

“Mu duk si e futur pas shpine”, kështu tha Lediana kur kuptoi se kamerat ne takimin e saj me Mevlanin ishin ndezur.
Por kjo akuzë e saj bëri që Bora ta pyeste se nëse ajo vërtetë e mendon këtë më mirë të çohet dhe të ikë.

Debati:
Lediana: Ishte pabesi, sepse më thanë që ishte mbyllur takimi
Bora Zemani: Lediana për çfarë ke ardhur këtu?
Lediana: Atje mu duk si futje pas shpine, ishte gabimi im i parë
Bora Zemani: Ti mendon se produksioni po ta fut pas shpine dhe vijon e rri?

Lediana: Ishte gabimi im i parë
Bora Zemani: Ti ulesh në këtë karrige dhe do të dish kur janë kamerat fikur e kur ndezur
Lediana: I kërkoj falje produksionit dhe Mevlanit