Çobani e “rrjep” pronarin e tij, i shet 127 dele duke përfituar mbi 16 mijë euro

MPB njofton se SPB Kumanovë ka paraqitur kallëzim penal kundër D.J. (62) nga Kumanova, për shkak të dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e veprës penale “përvetësim”. I kallëzuari, i cili ishte i angazhuar si bari nga G.A., gjatë periudhës nga 16.06.2024 deri më 18.06.2024, me një automjet të ngarkuar në fshatin Alguna, ka ngarkuar 127 dele, të cilat i ka shitur në Shkup dhe Tetovë, duke përfituar në mënyrë të kundërligjshme një dobi pasurore prej rreth 1.000.000 denarë.