Çmontohet spitali mobil në qarkun e Klinikës Imfektive

Spitali mobil që ishte vendosur në qarkun e Klinikës Infektive në Shkup po çmontohet, Informacionin e konfirmuan nga Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Spitali ishte vendosur nga fundi i marsit dhe kjo duhet të jetë plotësim i kapacitetit të Klinikës Infektive për pranimin e pacientëve të sëmurë me Kovid-19.

Në spital nuk u mjekua asnjë pacient sepse numri i të infektuarve të cilët trajtohen në kushte spitalore nuk e tejkaloi kapacitetin me të cilin disponojnë Klinika Infektive dhe spitali “8 Shtator”.