Galaxy S10 është gati të godasë dyqanet që do të thotë se ka ardhur momenti për traditën e përhershme të iFixit. Firma e njohur për videot e saj të çmontimit të telefonëve, kësaj here na tregoi se çfarë e bën Galaxy S10-ën një prej telefonëve më të mirë në botë.
iFixit në fakt vendosi të hapë të tre modelet e Samsung, S10, S10E dhe S10 Plus. Galaxy S10 është tejet modular sapo arrini të hiqni kapakët.
Kamerat e pasme, frontale, porta e kufjeve 3.5mm dhe motherboardi hiqen lehtësisht.
Por historia nuk është e tillë me skanerin ultrasonik të shenjave të gishtërinjve. iFixit thotë se nëse diçka nuk shkon me sensorin, përgatituni të ndërroni plotësisht ekranin.
Një tjetër video e postuar në YouTube nga JerryRigEverything tregon se skaneri i shenjave të gishtërinjve është pjesë e ekranit. Nëse xhami gërvishtet ai funksionon por nëse thyhet, ndalon krejtësisht së punuari.
Gjithashtu çmontimi i Galaxy S10-ës jep një ide sesi kamera hole-punch funksionojnë. Samsung ka hapur një vrimë jo vetëm në ekran por edhe motherboard për të krijuar hapësirë për kamerën.
Në terësi, iFixit i jep notën 3 nga 10 për riparimin duke thënë se nuk është aspak e lehtë të zëvendësosh ekranin, që është edhe një prej riparimeve më të zakonshme. Kjo sepse kërkon çmontim të plotë të telefonit. /PCWorld Albanian