Çmimi i rrymës, reagon VMRO-DPMNE

VMRO-DPMNE-ja thotë se pjesa më e madhe e amvisërive dhe sektorit të biznesit nga Dhjetori do të paguajnë rrymë më të shtrenjtë. Sipas tyre, krizat janë si rezultat I paaftësisë së Qeverisë për t`u përballur me pasojat e krizës ekonomike dhe energjetike.

Qeveria sërish goditi xhepat e qytetarëve – thonë nga VMRO-DPMNE. Me këtë Qeveri, sipas opozitës maqedonase që thirren një të dhëna zyrtare të EUROSTAT-it, bizneset në Maqedoni për 100% paguajnë rrymë më të shtrenjtë në krahasim me vendet e rajonit.

“Në vitin 2021 firmat në Maqedoni për 82% kanë paguar rrymë më të shtrenjtë se kolegët e tyre në Mal të Zi, për 38% më shtrenjtë se sa në Serbi, 66% krahasuar me Turqinë, 70% me Bosnjë e Hercegovinën, 98% më shtrenjtë se sa në Kosovë, 12% krahasuar em Kroacinë dhe 18.5% me Slloveninë”, tha Marija Miteva zëdhënëse e VMRO-DPMNE, duke shtuar se vite me radhë ka paralajmëruar se me cmimin e lartë të rrymës, kompania private do të pasurohet kurse qytetarët do të varfërohen.

Opozita maqedonase drejton akuza se po arrihen marrëveshja tenderimi në “katër sy”, ka alarmuar për marzhën e lartë për furnizuesin univerzal dhe thotë se ka kërkuar që të ulet TVSH-ja nga 18 në 5%, por se qeveria veproi të kundërtën duke lidhur tendere sy në sy./Flaka/