Çmimi i qumështit nëpër marketet po rritet! Çmimi i shitjes është trefish më i lartë se çmimi i blerjes

Çmimi i qumështit është 80 denarë. Qumështi që po e blejmë në market është trefish më i shtrenjtë se çmimi i blerjes. Barinjtë po ankohen se nuk mund as t’i mbulojnë shpenzimet dhe se çmimi i prodhimit është më i ulët se çmimi i blerjes. Nëse çmimi i blerjes është rritur për 30%, shpenzimet janë rritur për 200%, thotë Stevanço Jordanovski.

“Çmimi i blerjes për momentin lëviz rreth 27 denarë, si numër ndoshta tingëllon mirë, por unë ju them se shumë pak tregon për punën tonë, për shkak se çmimi i prodhimit ose është i njëjtë ose është më i lartë se çmimi i blerjes”, tha Stevanço Jordanovski, bari.

Jordanovski thotë se nëse çmimi rritet, nuk beson se do të ketë njerëz të interesuar që do të merreshin me bagëti. Kjo do të thotë se gjithnjë e më shumë do të rritet importi i qumështit me çka do të rritet edhe çmimi në të ardhme.

“Ky sektor i bagëtisë rrezikon që të shuhet plotësisht. Edhe statistika tregon se numri i lopëve është ulur”, deklaroi Stevanço Jordanovski, bari.

2 800 denarë për kokë lope, 3 denarë për një litër qumësht të shitur, janë subvencionet që i marrin barinjtë. Në Maqedoni ka 270 000 lopë.

Çmimi i qumështit sipas Numbeo-s në rajon:

KOSOVË 0,98 CENTË (60 DEN)

SERBI 117 DINARË (62 DEN)

MAQEDONI PREJ 45 DERI 70 DEN

SHQIPËRI 141,89 LEKË (74 DEN)

GREQI 1,44 EURO (88 DEN)

SOFJE 2,72 LEVË (96 DEN)

Vetëm për krahasim, qumështi “Alpsko” në disa markete shitet për 87 denarë në Maqedoni ndërsa në Serbi për 70 denarë. Kosovë ka qumësht më të lirë prej 60 denarëve në rajon sipas Numbeo, ndërsa qumështi është më i shtrenjtë në Greqi, 88 denarë. Sipas të dhënave Maqedonia ka importuar 26 milionë litër qumësht dhe produkte të qumështit me vlerë prej 37 milionë eurove. Serbia ka importuar më shumë, përkatësisht 11,3 milionë litër me vlerë prej 9,5 milionë eurove. Gjermania ka importuar më shumë, me vlerë prej 10,3 milionë eurove, pjesa më e madhe e produkteve të importuara është kaçkavall dhe butër. Prodhuesit e qumështit në Serbi paralajmërojnë se për shkak të gjendjes së vështirë në këtë sektor, që vijon si pasojë e çmimit të ulët të blerjes dhe shtrenjtimit të ushqimit për bagëti, prodhimtaria po ulet në mënyrë drastike, ndërsa nga shatori ka rrezik për mungesë të qumështit.