Çmimi i energjisë elektrike do të përcaktohet nga EVN Home, jo nga Rregullatori për Energjetikë

Çmimin e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut do ta përcaktojë kompania austriake EVN Home, në vend të Komisionit Rregullativ për Energji (RKE), konfirmoi sot kryetari i Komisionit, Marko Bislimoski.

Amendamenti është sipas Ligjit për Energjinë dhe duhet të vlejë nga viti i ardhshëm.

Furnizuesi universal EVN Home do të publikojë çmimin e energjisë elektrike për konsumatorët e vegjël dhe qytetarët, dhe RKE do të kontrollojë vetëm nëse sistemet tarifore janë aplikuar në mënyrë korrekte.

Për momentin nuk dihet nëse ndryshimi do të sjellë fatura më të larta të energjisë elektrike. Do të varet nga sa energji elektrike do të prodhojë kompania Elektranat e Maqedonisë së Veriut (ESM), e cila është në pronësi të shtetit dhe me çfarë çmimi do t’ia shesë EVN-së.

Tashmë faturat e qytetarëve për energjinë elektrike ndahen në katër tarifa. Ata që shpenzojnë më shumë paguajnë më shumë. Energjia elektrike e lirë vjen vetëm natën, kurse energjia e lirë e ditës nuk do të ketë nga dhjetori 2021. Megjithatë, rryma e lirë ditore do të kthehet nga 1 dhjetori, por jo të gjithë qytetarët. Ata që kanë matës të vjetër duhet të presin që të ndërrohen manualisht.