Çmimet rriten, qytetarët ankohen

Në shumë markete, çmimet kanë ndryshuar nga 1 deri në 20 denarë për artikuj të caktuar. Qytetarët ankohen për rritjen e çmimeve të pothuajse të gjitha produkteve bazë. Të anketuar nga TVM2 thonë se një rrogë minimale nuk del për të kaluar muajin. Pyesin ku mbetet pagesa e faturave apo edhe pagesat e tjera të domosdoshme.

“Çmimet janë bërë në atë nivel që nuk arrihen, të blesh asgjë. Rrogat janë të ulëta, papunësia e madhe, harxhimet duhet por nuk ka.”,- theksoi një qytetar.

“Këto çmime kanë hipur, janë të larta shumë. E kam marrë vajin 95 denarë, a ishte 85 denarë. Me rrogat tona jo krejt sendet kanë hipur.”,- theksoi një qytetar.

Kuçi: Mund të intervenohet me rezervat shtetërore

Ekonomisti, Menderes Kuçi, thotë se është koha që shteti t’i fut në funksion rezervat shtetërore, pasi me rritjen e çdo dite të derivateve të naftës do të rriten edhe çmimet tjera. Kuçi thotë se akcizat nuk duhet të preken për momentin.

“Qeveria mund të intervenojë me rezervat shtetërore, të cilat edhe unë edhe ju dhe gjithë qytetarët paguajnë në kuadër të akcizave një vlerë të caktuar për rezervat shtetërore, të cilat nuk janë provuar të konsumohen nuk mbaj mend se paku 30 vitet e fundit, është koha fillimisht të provohet me këtë masë, pastaj të preken të hyrat e shtetit pasi një shtet pa të hyra nuk i ndihmon vetes e leje me ekonomisë.”,- deklaroi ekonomisti, Menderes Kuçi.

Qeveria solli vendim qe marzha e tregtarëve të jetë jo më shumë se 10% deri në fillim të majit. (tvm2)