Çmimet në Maqedoninë e Veriut: Jetesa më e shtrenjtë se në Evropë!

Qytetarët ishin të “papërgatitur” në përballjen me çmimet gjithnjë më të larta të produkteve bazë dhe derivateve, të cilat javën e fundit arritën nivelin maksimal. Muajin e kaluar u shënua një normë e re rekord e inflacionit. Sipas llogaritjeve të Entit Shtetëror të Statistikave kostoja e jetesës është rritur deri më 18.7% krahasuar me të njëjtin muajin të vitit të kaluar. Në raport me muajin gusht, inflacioni është rritur me 1.6%, e cila tregon një tendencë përshpejtimi krahasuar me muajin korrik-gusht, kur ishte 1.3%.

Drejtues i rritjes është përsëri ushqimi, kështu që strehimi është pas tij. Në ushqim rritja vjetore është 28.7%, në banesa 19.4%. Ushqimet e shtrenjta sjellin rritje edhe në sektorin e hotelerisë, prandaj sipas përllogaritjes së statistikave restorantet ishin me 26.1% më të shtrenjta në shtator të këtij viti krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar. Në ushqim, rritja më e shpejtë mujore po vërehet në çmimet e qumështit. Në një muaj çmimi i qumështit, djathit dhe vezëve është rritur deri më 7.3%, kurse rritja në nivel vjetor është 36%. Rritje e lartë vjetore e çmimit vërehet edhe te buka prej 47.7%.

Përballë çmimeve të larta në tregje dhe fuqisë së ulët të pagesës, tek konsumatorët të cilët nuk janë në gjendje të plotësojnë nevojat e tyre ditore për ushqim bazë, mbizotëron perceptimi se ata paguajnë çmime më të larta në krahasim me disa vende më të zhvilluara evropiane, tek të cilat niveli i pagave është shumë herë më i lartë se në Maqedoni ku rroga minimale është 18.000 denarë, e të cilën e merr një numër i madh i popullatës. Gjatë këtyre ditëve për qytetarët u transmetua edhe njëherë informacioni për çmimet më të ulëta të produkteve të caktuara në vendet e rajonit, krahasuar me çmimet në Gjermani dhe vende të tjera evropiane.

Në listën e produkteve që janë më të lira në Gjermani se në Maqedoni janë produkte të ndryshme ushqimore, si dhe produkte higjienike, veshje dhe këpucë. Pse çmimet e ushqimeve dhe karburanteve janë më të larta në Maqedoni se në vendet evropiane, ndonëse standardi i jetesës dhe fuqia e pagesës në vendin tonë janë shumë më të ulëta se në vendet e zhvilluara evropiane? Konsumatorët gjermanë paguajnë një çmim më të ulët për gjalpin, të cilin konsumatorët mesatar në Serbi e kanë zëvendësuar me produktin më të lirë dhe më pak cilësor që është margarina.

Një paketë gjalpë prej 250 gramë në Gjermani në një megamarket mund ta merrni me 2.29 euro, ndërsa në dyqanet në Maqedoni është shumë më i shtrenjtë. Qumështi në tregjet gjermane para fillimit të krizës kushtonte 1 euro, tani kushton 1euro 10 cent, ndërsa në Maqedoni çmimi i qumështit është dukshëm më i lartë për momentin. Ndryshimet në çmimet e produkteve kimike shtëpiake janë veçanërisht më të larta.

Organizata e Konsumatorëve të Maqedonisë doli me kërkesë që të bëhet ngrirja e çmimeve të produkteve dhe jo ngrirja e marzhës. Që nga marsi i këtij viti ata kanë marrë shumë ankesa nga qytetarët të cilët kur hyjnë në supermarkete, reagojnë për çmimet por edhe për cilësinë e produkteve në frigoriferë, të cilët po ndizen me nivele të ulëta për të ftohur me qëllim kursimin e energjisë elektrike.

“Si organizatë për mbrojtje të konsumatorëve ne nuk jemi në gjendje të monitorojmë çmimet e produkteve thelbësore në baza ditore. Ne përdorim të dhënat e përpunuara nga sindikata për sasinë e shportës mujore të konsumit për produktet ushqimore bazë. Në këto krahasime duhet t’i kushtohet vëmendje jo vetëm çmimit por edhe cilësisë për një produkt të caktuar. Doli se përkufizimet e marzhit nuk mund të parandalonin rritjen e çmimeve të produkteve. Tregtarët me të njëjtin marzh do të vendosin çmime më të larta me arsyetimin se çmimi i blerjes së tyre është më i lartë. Por pyetja është se pse disa produkte janë më të lira jashtë vendit sesa në tregjet e brendshme. A mund të jetë arsyeja e çmimeve më të larta vetëm çmimi i energjisë elektrike, kur dihet se edhe prodhuesit dhe tregtarët e huaj paguajnë çmime të larta të energjisë. Pse produktet e njëjta të importuara janë më të lira se produktet vendase? Dhe një tjetër dukuri që kërkon hulumtime shtesë është se si disa prodhues vendas i tregtojnë produktet e tyre jashtë vendit me çmime më të ulëta se ai që u ngarkohet konsumatorëve maqedonas. Si u shpërblehet atëherë të shesin jashtë vendit kur thonë se i kanë rritur kostot e prodhimit”, thotë Marijana Loncar, nga Organizata për Mbrojtjen e Konsumatorëve në Maqedoni. Konsumatorët për një kohë të gjatë po reagojnë ndaj lëvizjes së çmimeve me pakicë të produkteve ushqimore, të cilat nuk korrespondojnë me çmimet e ushqimeve në nivel botëror. (koha.mk)