Çmimet në kantinën e burgut të Shutkës ”si në Zvicër” (VIDEO)

KUPON FISKAL NUK JEPET, E PARATË E FITUARA NUK DIHET KU PËRFUNDOJNË
Trajtim të ekskluziv për disa të dënuar, e për të tjerët jo. Disa të burgosurve u lejohet të fusin ushqim dhe pije në burg, e të tjerët e kanë patjetër të blejnë në kantinën e burgut, por me çmime shumë më të larta. Deri tek mediat, erdhën disa fatura nga Burgu i Shutkës, që hapin dyshime.

Për smoki, të burgosurit paguajnë 60 denarë. Për shkopinj të kripur në dyqanin më të shtrenjtë paguhet 25 deri më 30 denarë, e në burg, 50 denarë. Çmimi për paketimin më të madh të majonezit në dyqan është 80 denarë, e në kantinën e burgut, 150. denarë. Lëngu i portokallit, në dyqan shitet për 84 denarë, e në burg, 100 denarë.

MARJAN SPASOVSKI, DREJTOR I DREJTORISË PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE
”Ju jeni jurist apo?”
”Absolutisht!”

”A ju duken këto vërtetime si punë sipas rregullave, këto jepen në Shutkë!? Dhe a ju duket normale që 60 denarë të shiten smokit dhe shkopinj të kripur? Sepse para disa ditëve jemi informuar nga të burgosurit se nuk lejohet futja e ushqimit dhe pijeve dhe janë të detyruar që të blejnë gjithçka nga kantina.”

”Të jem i sinqertë, për herë të parë po dëgjoj për këtë punë nga ju. Do të flas dhe do të kërkoj përgjigje nga drejtori edhe për këtë çështje. Do e shohim se a ka artikuj që shiten sipas çmimit të tregut. Çmimet nuk janë problemi i vetëm. Vërtetimet për blerjen e produkteve që të burgosurit e marrin nga kantina janë edhe problem më i madh. Në kantinë nuk jepen as llogari fiskale, kështu, nuk ka kontrolle se si blihet, si shiten mallrat dhe ku përfundojnë paratë.”

Për këtë çështje u informua edhe Drejtoria për të ardhura publike. Nga atje, na informuan se është bërë kontroll menjëherë dhe se është shqiptuar dënim për burgun. Kantina është vetëm njëra prej çështjeve që hap dyshime për keqpërdorime. Sipas burimeve, ka të burgosur të privilegjuar që barten me vetura të drejtorisë deri në spital dhe gjykatë, e jo si është e parashikuar sipas ligjit, me furgon special dhe me pranga në duar. /KlanMacedonia/