Çmimet e testeve të Koronavirusit Covid – 19

Në lidhje me informacionet që qarkullojnë nëpër portale dhe rrjete sociale, lidhur me shërbimet shëndetësore dhe çmimet e referencës së Fondit të Sigurimit Shëndetësor, dëshirojmë të Ju informojmë si më poshtë:

1. Në punën laboratorike ekzistojnë disa teknika të ndryshme për zbulimin e shkaktarëve të infeksionit si për shembull:
– Teste serologjike sipas së cilave zbulohen antitrupa për shkaktarin e infeksionit
– Teste molekulare sipas së cilave zbulohet prania e shumë arsyeve, në këtë rast virusit

2. Në përputhje me të lartpërmendurën, Fondi ka formuar shërbime shëndetësore laboratorike në varësi të teknikës së përdorur në institucionet e kujdesit shëndetësor të cilët kanë marrëveshje me Fondin, dhe iu referohen infeksioneve me korona virus Covid-19
– Shërbime laboratorike për analizë serologjike të shkaktarëve infektivë (ELISA, IgM ose IgG) me çmim reference prej 1,100 denarë.
– Shërbime laboratorike për analizë molekulare të shkaktarëve infektivë dhe në varësi të teknikës (Reaksion i zinxhirit polimerazë – PCR dhe Multiplex PCR) dhe numri i shkaktarëve (një, më shumë ose një tërësi e viruseve) të cilët zbulohen njëkohësisht. Ekzistojnë shërbime të ndryshme laboratorike me çmim reference nga 3.000,00 në 5.500,00 denarë.

3. Në shumën e çmimeve të referencës përfshihen të gjitha shpenzimet e bëra gjatë kryerjes së këtyre shërbimeve shëndetësore, siç është puna e stafit mjekësor, shpenzimet për materialet mjekësore dhe të tjera (këtu përfshihen pajisjet (kitet) e deteksionit të përgatitura paraprakisht), shpenzimet e mirëmbajtjes së aparateve dhe hapësirave, si dhe shpenzimet e sipërme. Te disa teknika përdoren vetëm pajisjet e përgatitura paraprakisht, ndërsa te disa të tjera, përveç përdorimit të pajisjeve, nevojiten edhe aktivitete shtesë për kryerjen e provës. Të gjitha këto kanë shpenzimet e tyre.

4. Të gjitha çmimet e dhëna janë me participim sipas Vendimit mbi lartësinë e pjesëmarrjes së personave të siguruar në shpenzimet totale të shërbimeve shëndetësore, dhe deri te Fondi faturohen pa participim. Të gjitha çmimet e dhëna janë shpallur në Gazetën Zyrtare Nr.18 të datës 01.02.2013 dhe janë vënë në përdorim që nga 09.02.2013.

5. Institucionet e kujdesit shëndetësor janë përgjegjës që gjatë faturimit te Fondi të zgjedhin shifrën e duhur, përkatësisht shërbimin shëndetësor me çmimin e referencës në varësi të shërbimit të kryer, në këtë rast shërbimi laboratorik i kryer sipas teknikës së caktuar dhe numrit të shkaktarëve të cilët zbulohen njëkohësisht.

6. Çfarë lloji i testit dhe me cilën metodë, është miratuar si pjesë e protokollit të OBSH-së për testimin e infeksionit të koronvirusit Covid-19, e nevojshme është të drejtoheni te Komisioni për Sëmundje Infektive, Instituti i Shëndetit Publik ose Ministria e Shëndetësisë.
çmimet e testeve të Koronavirusit Covid – 19