Çmimet e larta të karburantit/Franca me ndihma financiare për qytetarët

Kryeministri francez Jean Castex deklaroi se për shkak të rritjes rekorde të çmimeve të karburantit dhe gazit natyror, do të ofrojnë 100 euro ndihmë për personat me të ardhura neto mujore nën 2.000 euro, duke shtuar se çmimet e gazit natyror do të rregullohen vitin e ardhshëm.

Duke folur në kanalin televiziv TF1, Castex dha informacione për masat e marra nga qeveria pas rritjes rekorde të çmimeve të karburantit dhe gazit natyror
Duke u shprehur se 38 milionë qytetarë francezë me të ardhura neto mujore nën 2.000 euro do të pranojnë 100 euro ndihmë, Castex deklaroi se këto pagesa do të kryhen në muajin dhjetor pa pasur nevojë për asnjë aplikim.

Castex deklaroi se kjo ndihmë do t’i kushtojë shtetit 3,8 miliardë euro.
Jean Castex tha se tarifat e përdorimit të gazit natyror do të fiksohen gjatë vitit të ardhshëm.
Me ngritjen rekorde të çmimit të karburanteve në Francë, litra e naftës është rritur në 1,56 euro dhe e benzinës ​​në 1,63 euro.

Çmimet e gazit natyror u rritën me 10 për qind më 1 korrik, 5,3 për qind më 1 gusht, 8,7 për qind më 1 shtator dhe 12,6 për qind më 1 tetor.
Demonstratat e jelekverdhëve, që tronditën Francën, kishin nisur më 17 nëntor 2018 për shkak të rritjes së taksave të karburantit.