Benzinat EUROSUPER-95 dhe EUROSUPER BS-98 nga mesnata lirohen për 2.00 denarë për një litër, ndërsa çmimet me pakicë të EURODIZEL (D-E V), Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) dhe të Mazutit M-1 NS nuk ndryshojnë, kumtoi Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Resurse Uji.
Çmimi i ri i EUROSUPES BS – 95 do të jetë 81,00 për një litër, ndërsa EUROSUPER BS – 98 do të kushtojë 83,50 denarë.
Një litër EURODIZEL (D-E V) edhe më tej do të shitet për 84,50 denarë, Vaji ekstra i lehtë 1 (EL-1) për 81,50 denarë, ndërsa një kilogram Mazut M-1 NS për 42,171 denarë.