Çmime të reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,99% në raport me vendimin e datës 3.10.2022.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë
rritje mesatarisht te benzina për 2,807 %, te nafta për 3,614%, te vaji ekstra i lehtë për 4,615% dhe te mazuti për
1,978%.

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e
mëparshme, është më i ulët për 0,231%. Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) rritet për 2,00 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 2,50 den/litër. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të Mazutit M-1 SU nuk ndryshojnë. Nga data 6.10.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 86,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 89,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 94,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 92,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 50,228 (denarë/kilogram)

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 6.10.2022. Tregtarët me
shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve
të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.