Çmime të reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,39% në raport me vendimin e datës 26.4.2022.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të EURODIZELIT (D-E V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri ( EL-1) nuk ndryshojnë.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 1,041 den/kg dhe do të jetë 51,784 den/kg.
Nga data 29.4.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 95 84,00 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 98 86,00 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) 85,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 84,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 51,784 (denarë/kilogram)