Çmime të reja të derivateve të naftës

Në mbledhjen e sotme Komisioni Rregullator për Energjetik ka vendosur që të shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës.
Çmimet e benzinës shtrenjtohen për një denarë, ndërsa dizeli dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri për një denarë e gjysmë.
Sipas vendimit një litër EUROSUPER BS-95 do të shitet për 76,5 denarë, EUROSUPER BS-98 me çmim 78,5 denarë, ndërsa çmimi i ri i DIZELIT dhe Vajit Ekstra të lehtë për Amvisëri do të jetë 69 denarë për litër.
Çmimet e reja më të larta të derivateve të naftës vijnë si pasojë e rritjes së çmimeve në bursat botërore në shtatëditorin e fundit.