Çmime të reja të derivateve të naftës

Me vendim të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE) çmimet me pakicë të Euro Super BS-95 dhe Euro Dizeli shtrenjtohen për një denar për litër. Kështu nga mesnata një litër Euro Super BS-95 do të shitet 65.50 denarë për litër, derisa euro Dizeli do të shitet për 56 denarë për litër.

Me vendim të KRRE-së për një denar e gjysmë shtrenjtohet edhe Euro Super BS-98, kështu që pas mesnate do të kushtoj 67.50 denarë. Këto çmime të cilat hyjnë në fuqi sonte në mesnate, do të vlejnë deri të hënën e ardhshme.