Çmime të reja të derivateve të naftës

Benzina EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 do të shtrenjtohen për 1 denar për litër, ndërsa për gjysmë denari MKD EURODIZEL (DE V) dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) nga sonte në mesnatë , vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë (KRRE).

Çmimi i ri për litër EUROSUPER BS-95 do të jetë 64,5 denarë, ndërsa 66 denarë për EUROSUPER BS-98. Një litër EURODIESEL BS (DE V) do të shitet për 55 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë (EL-1) do të kushtojë 44 denarë për litër. Çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS rritet për 0.417 den / kg dhe tani do të jetë 34.759 den / kg.

Sipas vendimit të KRRE-së, çmimet me pakicë të derivateve në mesatare rriten për 1,28 për qind.
Nga KRRE në shtatë ditët e kaluara çmimet referente në bursat botërore mesatarisht shënojnë rritje te: benzina ​​për 4,468 për qind, nafta për 2,983 për qind, vaji ekstra i lehtë për 3,177 për qind dhe te mazuti për 1,94 për qind. Në të njëjtën periudhë, kursi i këmbimit të denarit ndaj dollarit është më i ulët për 0,23 për qind.