Çmime të reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë në mbledhjen e sotme ka vendosur të mos ndryshoj çmimet e derivateve të naftës, përpos çmimit të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri, i cili lirohet për gjysmë denarë.

Pra, edhe në javën në vazhdim, EUROSUPER BS-95 do të shitet për 60,50 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 do shitet për 62.50 denarë për litër.

Një litër Dizel do të kushtojë 53,00 denarë, ndërsa Vaji Ekstra i Lehtë për Amvisëri do të kushtojë 52,50 denarë për litër.